Oferta: muaji i parë FALAS

Klinika juaj dentare, e organizuar deri te dhëmbi i fundit.

Pacientët, odontogrami 3D, terminet, planet e trajtimit me ofertë PDF, pagesat te recepsioni dhe raportet sipas doktorit, të gjitha në një platformë të thjeshtë për tërë ekipin.

  • Shqip & English
  • Desktop, tablet & celular
  • Pa instalim
panel.edentisti.com
Paneli E-Dentisti: përmbledhja e klinikës me pacientët, terminet e sotme dhe të ardhurat
FDIOdontogram klasik & 3D
PDFOferta & fatura
4Role me qasje të ndarë
€Raporte sipas doktorit
Funksionet

Gjithçka që ndodh në karrigen dentare, e regjistruar saktë.

E ndërtuar për punën e përditshme të doktorit, recepsionit dhe administratorit të klinikës.

Odontogrami 3D

Zgjidhni dhëmbin dhe sipërfaqen me një prekje.

Odontogram interaktiv 3D, plus pamja klasike, me numërim FDI. Rrotulloni dhe zmadhoni, prekni sipërfaqen e trajtuar dhe shihni historinë e plotë të secilit dhëmb. Funksionon edhe në tablet dhe celular.

  • 5 sipërfaqe për dhëmb: okluzale, meziale, bukale, distale, linguale
  • Intervenime për disa dhëmbë njëherësh: ura, splinte
  • Intervenime të përgjithshme: konsultë, pastrim, zbardhim
  • E gjelbër = e kryer, e kaltër = e zgjedhur

👆 Provojeni vetë: zgjidhni dhëmbin dhe sipërfaqen

Duke ngarkuar modelin dentar…

Planet e trajtimit

Oferta profesionale PDF për pacientin, në pak sekonda.

Zgjidhni dhëmbët në odontogram, shtoni shërbimet nga çmimorja, sasinë dhe çmimin, dhe finalizoni planin si ofertë PDF me të dhënat e klinikës, doktorin dhe odontogramin me dhëmbët e planifikuar.

  • Oferta me versione: v1, v2… të ruajtura përgjithmonë
  • Prioriteti, data e planifikuar dhe statusi i planit
  • Oferta nuk regjistrohet si borxh, por vetëm si përllogaritje
Plan trajtimi me shërbimet e planifikuara, totalin dhe ofertën PDF
Terminet

Gjithë java e klinikës, me një shikim.

Kalendar ditor, javor dhe mujor për të gjithë doktorët. Alergjitë e pacientit shfaqen direkt te termini, që doktori t'i shohë para se pacienti të ulet në karrige.

  • Nga termini regjistrohet intervenimi dhe dërgohet te recepsioni për pagesë
  • Statuset: i caktuar, i përfunduar, i anuluar, nuk u paraqit
  • Rikujtimet për t'u dërguar numërohen automatikisht
Kalendari javor i termineve në panelin E-Dentisti
Raportet

Dini saktë sa punë ka bërë secili doktor.

Vlera e punës, pagesat e pranuara dhe borxhi, sipas muajit, vitit ose periudhës që zgjidhni. Raporti sipas doktorit tregon intervenimet, pacientët dhe pagesat e secilit.

  • Ecuria financiare dhe vlera e punës sipas shërbimit
  • Filtra sipas periudhës dhe doktorit
  • Eksport CSV për kontabilitet
Raportet e klinikës: ecuria financiare, shërbimet dhe raporti sipas doktorëve
🦷

Intervenimet

Regjistroni shërbimet, dhëmbët dhe shënimet klinike. Doktori përgjegjës është i detyrueshëm, çmimi mund të ndryshohet për rastin konkret dhe çdo intervenim ka status pagese.

💶

Pagesat & borxhet

Pagesë e plotë ose e pjesshme me para në dorë, kartelë ose transfer. Llogaritja e kusurit, borxhet e pacientëve dhe fatura PDF.

🩻

Rentgene & dokumente

Rentgene, fotografi klinike, PDF dhe DICOM për secilin pacient. Fotografitë kompresohen automatikisht, ndërsa rentgenet i ruajnë të gjitha detajet.

🔔

Rikontrollet

Rikujtime për higjienë, kontroll pas ndërhyrjes dhe ndjekje të pacientit, me listë të atyre me afat të kaluar. Mesazhi i rikujtimit përgatitet automatikisht.

⚠️

Kartela mjekësore

Alergjitë shfaqen si paralajmërim në krye të kartelës. Edhe terapia, barnat, historia mjekësore dhe kontakti urgjent janë gjithmonë para syve të doktorit.

🕵️

Auditimi i aktivitetit

Kush ndryshoi çka dhe kur, me vlerat para dhe pas ndryshimit. Mund të filtrohet sipas stafit, pacientit, veprimit dhe datës.

Si funksionon

Nga termini te pagesa, pa letra dhe pa harresa.

  1. 1

    Termini

    Recepsioni cakton terminin për pacientin dhe doktorin.

  2. 2

    Intervenimi

    Doktori regjistron punën direkt nga termini, në odontogram.

  3. 3

    Checkout

    Recepsioni njoftohet dhe e pranon pagesën ose e regjistron si borxh.

  4. 4

    Raporti

    Administratori sheh punën dhe pagesat e secilit doktor.

Për tërë ekipin

Secili sheh atë që i duhet, dhe asgjë më shumë.

Doktori

  • Kartela, odontogrami dhe historia e pacientit
  • Intervenime dhe shënime klinike
  • Planet e trajtimit dhe ofertat PDF
  • Terminet e veta dhe rikontrollet

Recepsioni

  • Caktimi dhe ndryshimi i termineve
  • Regjistrimi i pacientëve të rinj
  • Njoftime për pacientët që presin pagesën
  • Checkout, kusuri dhe borxhet

Administratori i klinikës

  • Raportet financiare sipas doktorit
  • Çmimorja e shërbimeve
  • Llogaritë e doktorëve dhe recepsionistëve
  • Auditimi i plotë i aktivitetit
Siguria

Të dhënat e pacientëve, të mbrojtura në çdo hap.

Çdo klinikë i ka të dhënat e veta të ndara. Qasja kontrollohet sipas rolit dhe çdo ndryshim regjistrohet.

  • Qasje sipas roleveFinancat i sheh vetëm administratori i klinikës.
  • Kyçje me GoogleOse me fjalëkalim të fortë, me të paktën 15 karaktere.
  • Rivendosje e sigurtLidhje me email që skadon. Seancat e vjetra mbyllen automatikisht.
  • Gjurmë e plotëAuditimi tregon kush ka ndryshuar çka dhe kur.
Çmimet

Çmime të thjeshta, pa surpriza.

Zgjidhni paketën që i përshtatet klinikës suaj. Pacientë të pakufizuar në çdo paketë.

🎁 Oferta: muaji i parë është FALAS!

Start

Për ordinancat që duan të digjitalizohen.

€29/ muaj
  • Pacientë të pakufizuar
  • Terminet: kalendar ditor, javor, mujor
  • Kartela e pacientit me paralajmërim për alergji
  • Odontogram klasik & 3D
  • Intervenime, pagesa dhe fatura PDF
  • Rentgene & dokumente
  • Mbështetje me email
Zgjidh paketën

Enterprise

Për klinikat që duan ndihmë të plotë nga ekipi ynë.

€79/ muaj
  • Gjithçka nga Pro, plus:
  • Vendosja e çmimores dhe e llogarive të stafit nga ekipi ynë
  • Trajnim i stafit në klinikë
  • Mbështetje me email dhe fizikisht
  • Mbështetje prioritare
Zgjidh paketën

Çmimet janë në euro, për klinikë në muaj.

Pyetje të shpeshta

Keni pyetje?

A duhet të instaloj diçka?

Jo. E-Dentisti punon në shfletues, në kompjuter, tablet ose celular. Mjafton të kyçeni te panel.edentisti.com.

Sa zgjat që të fillojmë?

Pasi të na dërgoni kërkesën, ju kontaktojmë brenda 24 orëve, ju krijojmë llogarinë e klinikës dhe ju ndihmojmë me çmimoren dhe stafin.

A mund ta përdorë edhe recepsioni?

Po. Recepsionisti ka llogarinë e vet për termine, pacientë dhe pagesa, pa qasje në raportet financiare të klinikës.

Çka ndodh nëse fshihet një pacient gabimisht?

Pacientët me histori nuk fshihen, por arkivohen. Administratori i klinikës mund t'i rikthejë kurdo, bashkë me historinë, pagesat dhe dokumentet.

Në cilat gjuhë është platforma?

Në shqip dhe anglisht. Secili përdorues zgjedh gjuhën e vet.

Kontakti

Gati për të filluar?

Plotësoni formën dhe ju kontaktojmë brenda 24 orëve për t'jua krijuar qasjen.

Kërkesa dërgohet direkt te info@edentisti.com.